Red Bulli është i vendosur që ta mbajë kampionin e botës në ekip, ndaj edhe nuk ngurroi kur erdhi puna te kushtet financiare. Mediat raportojnë se Maks Verstapenit i është dhënë e njëjta rrogë si rekordmenit historik (bashkë me Mikael Shumaherin), Ljuis Hamilton. Kjo do të thotë rreth 48-50 milionë euro në sezon, ndërsa kontrata parashkon që holandezi të jetë me ekipin austriak deri në moshën 30-vjeçare. Verstapeni është 24 vjeç dhe vitin e kaluar fitoi titullin e parë botëror, ndërsa kontrata e tij e re është më e madhja në historinë e Formula 1 duke pasur parasysh kohëzgjatjen e saj dhe sasinë financiare të premtuar.
Sfidanti.al