Çmimi i Madh i Spanjës nuk pati histori, dhe ishte diçka që pritej. Maks Verstapen triumfoi me epërsi të madhe ndaj rivalëve në pistën e Barcelonës, duke lënë shumë prapa dyshen e Mercedesit, Ljuis Hamilton-Xhorxh Rasëll. Kampioni i botës doli 24 sekonda përpara anglezit veteran dhe 32 sekonda më lart sesa anglezi i ri. Sergio
Hamilton e krahason sherrin tek Red Bulli me historitë e “Kardashianëve”!
I ka provuar vetë histori të tilla kur ishte tek Meklareni, por edhe tek Mercedesi. Ljuis Hamilton nuk i ka të huaja sherret në brendësi të ekipit, pasi dikur e pati një me Fernando Alonson, dhe në 2016 me Rosberg tek Mercedesi. Tashmë, ka ardhur radha që 7 herë kampioni i botës të shijojë një
Verstapeni më i fortë se fati i keq, Red Bulli fiton titullin me dedikim!
“Ky është në mënyrë të padiskutueshme një sukses që i dedikohet personalisht Ditrihut”. Kështu tha Maks Verstapeni pas fitores së vështirë, porse të merituar në Çmimin e Madh të SHBA-së në Ostin. Kampioni i dyfishtë i botës në Formula 1 (dhe kampioni në fuqi) e bëri këtë dedikim për themeluesin e kompanisë Red Bull, Ditrih
Kampioni Verstapen kërkon fitoren sot për të nderuar kujtimin e pronarit të Red Bullit!
Holandezi nuk e fitoi dot vendin e parë në prova në Çmimin e Madh të SHBA-së, por gjithsesi e mori një ndihmë. Nëse në krye në Ostin do të niset Karlos Sainz i Ferrarit, ferraristi tjetër, Sharl Lëklerk u zbrit 10 vende poshtë të dytit për një ndryshim në makinë, dhe Verstapeni do të jetë
Red Bulli ndoshta është kapur në faj, por dëmin mund ta ketë vitin tjetër!
Në Formula 1 ka një rregull që quhet “çati e shpenzimeve”, pra që skuadrat nuk mund ta kalojnë një nivel të caktuar të përdorimit të parave për të krijuar makinat e stërshpejta. Ferrari dhe skuadrat e tjera akuzojnë se Red Bulli, por edhe Aston Martini, ka tejkaluar këtë limit buxheti në F1 dhe kërkohet ndëshkim.
Çfarë e bëri kaq të shpejtë Red Bullin në Belgjikë?!
Ka dyshime dhe tek Ferrari mendojnë se ka parregullsi. Skuadra austriake nxorri një makinë “stratosferike” në pistën e Spa-Frankorshampit duke lënë me gisht në gojë italianët, e madje me Maks Verstapenin që pati diferencë të madhe me shokun e tij të ekipit, Sergio Perezin. Edhe pse ky i fundit u nis i dyti dhe holandezi
Verstapen është Sena i ri, Shumaheri i ri dhe Hamiltoni i ri!
Që nga sezoni i kaluar nuk kishte asnjë dyshim se holandezi do të ishte trashëgimtari i merituar i anglezit 37-vjeçar. Ljuis Hamilton mund të jetë i mërzitur për gabimin që bëri në Çmimin e Madh të Belgjikës duke u përplasur (për faj të tij) me Alonson, por mund të jetë i qetë sepse “stafetën” e
Ferrari vërtet është pranë, por i mbetet vetëm të urojë Verstapenin për titullin!
Makina italiane këtë sezon padyshim që është si dita me natën me atë që garonte vitin e kaluar. Ferrari e tregoi edhe në Çmimin e Madh të Kanadasë se nuk është thuajse aspak prapa Red Bullit, duke qenë vetëm disa të dhjeta të sekondës larg fitores, veçse këtë e bëri me pilotin “e gabuar”. Ishte
Verstapen: E papranueshme të ndodhin këto me një kampion bote
Si mund të ndihet piloti më i mirë i Formula 1, për momentin? Me dy tërheqje nga garat për defekte të rënda në makinë, padyshim që Maks Verstapeni nuk është aspak i lumtur, përkundrazi. Në Melburn, braktisi konkurrimin ndërsa ishte në vendin e dytë, dhe ndoqi (ndoshta) nga televizori sesi rivali i tij, Sharl Lëklerk
F1, Verstapen fiton rrogë baraz me Hamiltonin!
Red Bulli është i vendosur që ta mbajë kampionin e botës në ekip, ndaj edhe nuk ngurroi kur erdhi puna te kushtet financiare. Mediat raportojnë se Maks Verstapenit i është dhënë e njëjta rrogë si rekordmenit historik (bashkë me Mikael Shumaherin), Ljuis Hamilton. Kjo do të thotë rreth 48-50 milionë euro në sezon, ndërsa kontrata