Çfarë e bëri kaq të shpejtë Red Bullin në Belgjikë?!

Ka dyshime dhe tek Ferrari mendojnë se ka parregullsi. Skuadra austriake nxorri një makinë “stratosferike” në pistën e Spa-Frankorshampit duke lënë me gisht në gojë italianët, e madje me Maks Verstapenin që pati diferencë të madhe me shokun e tij të ekipit, Sergio Perezin. Edhe pse ky i fundit u nis i dyti dhe holandezi i 14-ti, sërish në fund distanca ishte 18-19 sekonda! Shefi i Ferrarit, Binoto, mendon se ka ndonjë parregullsi në shasinë e Red Bullit, ndërsa makina e Verstapenit ishte 4-7 kg më e lehtë. “Me 145 milionë euro buxhet që na lejohet, ne nuk mund të bëjmë ndryshime të tilla”, – tha Binoto. Mendohet që Red Bulli mund të ketë bërë përmirësim të madh të aerodinamikës, apo ndoshta që motori i ri i makinës së Verstapenit (gjë, për të cilën u zbrit i 14-ti) mund t’i ketë dhënë më shumë fuqi, gjë që ishte vendimtare në Belgjikë.

Sfidanti.al