Penalltinë e fitoi vetë dhe e gjuajti po ai. Nuk është gjë e vogël të dalësh mbi Kilian Mbapenë, që cilësohet “Mbreti i Parisit”, por Nejmari është i tillë. Nëse mposht “demonët” brenda vetes mund të jetë një nga më të mirët në botë dhe i pasfidueshëm. Sulmuesi me numrin 10 shpëtoi Paris SG nga humbja në “Parkun e Princave” në një ndeshje të vështirë ndaj Monakos, që përfundoi 1-1. Në fushë ishin edhe Mbape, si dhe Lionel Mesi deri në 87’, por “vulën” e vuri “Ney”. Parizienët patën epërsi me gati 60 për qind mbajtje topi dhe 14 gjuajtje drejt portës (4, Monako), por pak gjuajtje arritën deri në kuadrat.
Braziliani cilësohet se është në një “mision”, duke treguar një formë që e nuk e ka pasur më parë tek PSG-ja. Ai ka 6 gola e 6 asistë në 4 ndeshje, edhe pse Liga e Parë Franceze mund të cilësohet më pak impenjative sesa Premier Liga, La Liga apo Seria A. Kjo nuk ia ul vlerat Nejmarit, i cili po shfaqet me një pjekuri dhe personalitet që besohet se do ta ndihmojë shumë ekipin parizien, por po ashtu edhe Brazilin në Kupën e Botës.
Sfidanti.al