Rroga nuk do të jetë e keqe për në Itali dhe për në kryeqytet, pasi 2.4 milionë euro bashkë me shpërblimet cilësohen të kënaqshme. Nuk jemi në Premier Ligë, as nuk jemi Reali, Barça, Bajerni e PSG, por po flasim për Romën. Andrea Beloti zgjodhi ta vazhdojë karrierën në “Olimpiko”, duke lënë Torinon e tij të dashur ku dha kontribut të madh. Habit kontrata e tij me verdhekuqtë e Murinjos, që është për 1 vit me të drejtë për të rinovuar edhe për dy vitet e tjera. “La Gazeta delo Sport” shkruan se “Gjeli” është i bindur se do ta fitojë shpejt të drejtën për të rinovuar automatikisht deri në 2025. “Beloti është një nga sulmuesit më të mirë të Italisë”, – thotë menaxheri i përgjithshëm roman, Tiago Pinto. “Zgjodha Romën sepse shihet qartë ambicia dhe rritja e klubit dhe e ekipit”, – ishin fjalët e sulmuesit.
Sfidanti.al