I ka provuar vetë histori të tilla kur ishte tek Meklareni, por edhe tek Mercedesi. Ljuis Hamilton nuk i ka të huaja sherret në brendësi të ekipit, pasi dikur e pati një me Fernando Alonson, dhe në 2016 me Rosberg tek Mercedesi. Tashmë, ka ardhur radha që 7 herë kampioni i botës të shijojë një ngjarje të tillë në një ekip rival siç është Red Bulli. Kjo, pasi pati acarim mes dy pilotëve, Maks Verstapen dhe Sergio Perez pas Çmimit të Madh të Brazilit në Interlagos. Verstapeni nuk e ndihmoi Perezin që të dilte në vendin e dytë të Botërorit të Formula 1 duke mos e lejuar që ta parakalonte. “Kjo histori më kënaq, – thotë Hamiltoni, – më ngjan si historitë e Kardashianëve”.
Sfidanti.al