Anglia është sërish në alarm për kaviljen e Harri Kejnit

Kapiteni u tha se ishte gati për sfidën ndaj SHBA-së dhe ashtu ndodhi. Harri Kejn doli në fushë, por nuk i kishte aspak “motorët” të ngrohur e duket se kavilja po e shqetësonte. Në përfundim, ndërsa Anglia u ndal në një barazim nervoz 0-0, sulmuesi mori vetëm notën 5, ndërsa nëpër media shpërthyen fotot që tregonin çapitjen e tij me kaviljen aspak në gjendje të mirë. Alarmi është se Kejn vështirë të lihet pushim për ndeshjen e tretë në grup, atë ndaj Uellsit, pasi trajneri Sauthgejt nuk mund të rrezikojë e ndoshta në një betejë të ashpër ai mund të dëmtohet edhe më keq.

Sfidanti.al