U mendua më e keqja pas katastrofës me Arabinë Saudite, por për fat nuk ndodhi. Fitorja çliruese 2-0 ndaj Meksikës së rrezikshme pati një emër mbi gjithë të tjerët, Lionel Mesin. E përditshmja argjentinase “Ole” është euforike për suksesin e madh, me foton e ekipit që feston golin në kopertinë: Shpresat u ringjallën! “Mesi mbjell një lule në shkretëtirë”, titullin “Marka” e Madridit, që citon fjalët e Leos se nuk ka asgjë dëmtim dhe tifozët të jenë të qetë. Kuptimplotë titulli i “La Gazeta delo Sportit” nga Italia me fotot e Mesit dhe Mbapesë në kopertinë: Rrofshin Mbretërit!
Francezja “L’Ekip” pasi ia kushton vendin kryesor ekipit të vet kombëtar dhe Mbapesë, titullon: Argjentina duhet të falenderojë sërish Mesin! Vetë kapiteni flet thjesht, ndërsa u shpall lojtari i ndeshjes. “Ishte shumë e rëndësishme të fitonim sepse ishte i vetmi rezultat për ne, – deklaroi ai, – Duhej të fitonim që ta kishim fatin tonë në duart tona. Ndeshja ishte shumë e vështirë për shkak të rivalit, të situatës në të cilën ndodheshim. Gjithsesi, e luajtëm siç duhet, dhe patëm mbështetjen e tifozëve tanë. Natyrisht, nuk ka përfunduar asgjë, kemi edhe një ndeshje, por kjo ishte fitore tepër e rëndësishme”. A mundet që Argjentina të mendojë për të fituar Kupën e Botës? E vështirë ta parashikosh, por kur nisi turneu ishte pretendenti numër 2 pas Brazilit.
Sfidanti.al