“Ky është në mënyrë të padiskutueshme një sukses që i dedikohet personalisht Ditrihut”. Kështu tha Maks Verstapeni pas fitores së vështirë, porse të merituar në Çmimin e Madh të SHBA-së në Ostin. Kampioni i dyfishtë i botës në Formula 1 (dhe kampioni në fuqi) e bëri këtë dedikim për themeluesin e kompanisë Red Bull, Ditrih Mateshiç, që u shua në moshën 78-vjeçare ditën e shtunë. Në Ostin, të ndjerit Mateshiç iu kushtua edhe titulli botëror për konstruktorë, që Red Bulli e fitoi pikërisht ditën e djeshme falë suksesit të holandezit.
“Kishim shansin e madh për t’ia dalë, dhe deshëm që ta bënim siç duhet”, – u shpreh Verstapeni, që u nis nga vendi i dytë, por doli shpejt i pari pasi Karlos Sainz u nxorr nga gara pas përplasjes nga Rasëlli. Kampioni i botës thuajse e humbi fitoren (të 13-ën këtë sezon) kur e vonuan 11 sekonda në vend në 2.2, në ndërrimin e gomave në xhirot e fundit. Gjithsesi, Verstapeni ia doli të parakalonte Ljuis Hamiltonin pranë fundit, duke treguar epërsinë e makinës së tij. Renditja për pilotë: Verstapen 391 pikë, Lëklerk 267, Perez 265, Rasëll 2018, Sainz 202, Hamilton 198. Renditja për skuadra: Red Bulli 656 pikë, Ferrari 469, Mercedesi 416.
Sfidanti.al