Çmimi i Madh i Spanjës nuk pati histori, dhe ishte diçka që pritej. Maks Verstapen triumfoi me epërsi të madhe ndaj rivalëve në pistën e Barcelonës, duke lënë shumë prapa dyshen e Mercedesit, Ljuis Hamilton-Xhorxh Rasëll. Kampioni i botës doli 24 sekonda përpara anglezit veteran dhe 32 sekonda më lart sesa anglezi i ri. Sergio Perez i Red Bullit doli i katërti, ndërsa për Ferrarin sërish ishte një katastrofë, me Sainzin të pestin dhe Lëklerkun të 11-in. Verstapen ka 5 fitore këtë sezon, ndërsa të 7 garat janë fituar nga pilotët e Red Bullit. Kampioni i dyfishtë i botës kryeson me 170 pikë, ndërsa Perez ka 117, me Alonson në vend të tretë me 99 pikë, Hamiltonin 87 dhe Rasëllin 65. Red Bulli kryeson me 287 pikë ndaj 152 të Mercedesit.
Sfidanti.al