Guardiola: Duhet që ta fitojmë më në fund Championsin!

Trajneri i Sitit është një njeri i lumtur sepse vazhdon të fitojë trofe sezon pas sezoni. Këtë vit i erdhën dy, titulli në Premier dhe Kupa e Anglisë, ndërsa në radhë është finalja e Ligës së Kampionëve. “Ne duhet të jemi të lumtur me sezonin, – thotë ai, – po ashtu, në Champions kemi dy finale dhe një gjysmëfinale në 3 vjet. Gjithsesi, ka ardhur koha për ta fituar dhe këtë ne e dimë. Kënaqësi dhe mrekulli edhe pa Championsin, por mungon diçka e madhe. Unë e di sesi funksionon dhe ua thashë lojtarëve. Le ta vendosin veten nën presion, le të kërkojnë të mbahen mend për gjëra të mëdha”.

Sfidanti.al