Federata Italiane: Napoli nuk ka biseduar aspak me Mançinin

Nuk dihet nëse komisari teknik i Të Kaltërve do të lëvizë nga posti ku ndodhet. Roberto Mançini është trajneri i Italisë, njeriu që doli kampion i Europës në 2021 në krye të skuadrës, por edhe i eliminuar nga Botërori në plej of, ndërsa duket se ndodhet në udhëkryq. Napoli ia ka vënë syrin si pasardhës të Luçiano Spaletit, tashmë të larguar. Një kampion për një kampion, pasi Spaleti fitoi titullin e Serisë A këtë sezon. Gjithsesi, Manço ka kontratë me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), që hedh poshtë kontaktet e mundshme të presidentit De Laurentis me trajnerin e kaltër.

Sfidanti.al