Makina italiane këtë sezon padyshim që është si dita me natën me atë që garonte vitin e kaluar. Ferrari e tregoi edhe në Çmimin e Madh të Kanadasë se nuk është thuajse aspak prapa Red Bullit, duke qenë vetëm disa të dhjeta të sekondës larg fitores, veçse këtë e bëri me pilotin “e gabuar”. Ishte Karlos Sainzi, jo Sharl Lëklerku që sfidoi Maks Verstapenin, me kampionin e botës në fuqi që tani është 49 pikë mbi Lëklerkun në renditjen e përgjithshme të Formula 1. Përtej entuziazmit që ka krijuar, “Kokëkuqes” nuk i mbetet tjetër veçse të duartrokasë fitoret radhazi të holandezit të Red Bullit që po shkon drejt titullit të tij të dytë radhazi, për të hyrë dalë nga dalë në radhët e legjendave. Një si Fernando Alonso ia ka dalë, ndërsa Shumaheri apo Hamiltoni u desh të prisnin më gjatë.
Sfidanti.al