Trajneri Jurgen Klop e kishte thënë dhe e mbajti fjalën. Një lojtar si Sadio Mane cilësohet i madhe dhe legjendë për Liverpulin, e pas 8 vitesh shërbimi të ndershëm e me nivel tepër të lartë, e meritonte të drejtën për të realizuar dëshirat e mëtejshme. Të kuqtë nuk e penguan senegalezin për të shkuar tek Bajerni, duke pranuar ofertën e tretë të bavarezëve për rreth 40 milionë euro, më poshtë sesa 50 milionë eurot e pretenduara. Klop e respektoi Manenë, por po ashtu Liverpuli ia ktheu respektin Bajernit që disa vjet më parë lejoi Tiago Alkantarën që të kalonte në “Anfild” duke ulur pretendimet (rreth 25 milionë euro). Edhe spanjolli kishte shumë kohë në “Alianc Arenë”, plot 7 vjet, ndaj e meritonte që të mos i prisheshin ëndrrat.
Sfidanti.al