Nuk do të jetë e lehtë për të mbajtur qendërmbrojtësin anglez, pasi ai ka luajtur pak sezonin e fundit, por gjithsesi Jurgen Klopi do të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta bindur që të mos largohet nga “Anfildi”. Xho Gomez ka qenë një lojtar shumë interesant në qendër të mbrojtjes së Liverpulit për vitet 2017-2020, por sezonin e kaluar më shumë luajtën Van Dajk, Konate dhe Matip. Gomez, lojtar i kombëtares së Anglisë, do të kërkojë të luajë dhe ndoshta kjo mund ta detyrojë që të largohet. Liverpuli synon të rinovojë me disa lojtarë të tjerë që rrezikojnë të përfundojnë kontratat më shpejt sesa të tjerët si Diogo Zhota, Nabi Keita apo Harvej Eliot. Natyrisht, rasti i veçantë është ai i Mohamed Salahut, pasi sulmuesit egjiptian i ka mbetur vetëm 1 vit kontratë.
Sfidanti.al