Lukaku kthehet tek Interi, huazimi vlen +10 milionë euro!

Do të luajë së bashku me Kristjan Asllanin, ndonëse fillimisht mesfushori shqiptar do të ketë minutazh më të vogël për të treguar veten. Gjithsesi, 20-vjeçari kuqezi do të jetë në një ekip me Romelu Lukakun, pasi sulmuesi belg tashmë e ka të sigurt kthimin në Milano që nga Çelsi. Interi ra dakord me Blutë e Londrës për një huazim prej 1 sezoni me 10 milionë euro, plus para të tjera në bazë të klauzolave. Besohet se 29-vjeçari ka pranua të përgjysmojë rrogën në mënyrë që zikaltërit ta përballonin financiarisht. Interi mendoi t’ia blinte kartonin duke futur në binzes kartonin e holandezit Damfris apo të Milan Shkriniarit, por asgjë nuk doli nga kjo.

Sfidanti.al