Në Gjermani kërkojnë që Bajerni ta rrisë çmimin për Levandovskin

Ndoshta në Katalonjë do të jenë të zemëruar, por gjithsesi këshilla jepet nga mediat, jo nga njerëzit e lidhur me drejtuesit në “Zebener Shtrase”. Ka nga ata gazetarë në Mynih që, duke dashur të kenë sa më shumë lexime dhe pëlqime, e këshillojnë Bajernin që ta rrisë çmimin për kartonin e Robert Levandovskit. Për momentin, kampionët e Gjermanisë kërkojnë 50 milionë euro, ndërsa këshilla është që kjo shifër të shkojë në 75 apo 80 milionë euro. Një sondazh me tifozët tregoi se rreth 61 për qind e tyre ishin dakord me këtë kërkesë. Mediat bavareze janë nxitur për këtë, jo edhe aq nga zemërimi për Levandovskin (sjelljen e të cilit e quajnë të pafalshme), por sidomos për shkak të bujës së madhe në Barcelonë, ku thonë se do të kenë 700-800 milionë euro të ardhura nga lëvizjet e fundit të miratuara nga Asambleja dhe 200 milionë euro në dispozicion për blerje këtë verë.

Sfidanti.al