Pas Paris SG me Renato Sançezin, Milani mund të parakalohet nga Njukasëlli për Botmanin

Nuk po i ecin gjërat aq mirë sa shpresohet këtë verë, dhe kjo jo vetëm sepse Paolo Maldinit nuk po i jepet rinovimi i merituar. Milani me gjasë nuk ka fuqinë financiare për të konkurruar me më të fortët e Europës, dhe Seria A nuk e ka magjinë e dikurshme. Kështu, kuqezinjtë mund të humbasin garën për holandezin Sven Botman të Lilës. Futbollisti mendohej se do të vinte në “San Siro”, por tashmë në Itali thonë se është më pranë Njukasëllit, që po përpiqet të krijojë një ekip për të synuar titullin në Premier Ligë, ose të paktën për t’u kualifikuar në Champions. Më herët, një parakalim i tillë ndodhi edhe për Renato Sançezin, pasi portugezi duket shumë pranë Paris SG. Në Serinë A, mesa duket vijnë vetëm “pleq” si Di Maria, apo “të dështuar” si Lukaku.

Sfidanti.al