Ku duket që Seria A është në krizë? Kur Bufon thotë se Di Maria është si Maradona!

Natyrisht, ish-portieri i Juventusit e ka bërë saktësimin në mënyrën e duhur, duke mos e bërë krahasimin 100 për qind sipas talentit. Xhanluixhi Bufon komentoi faktin që Juventusi thuajse e ka marrë Angelo Di Marinë, duke e lavdëruar argjentinasin që e pati për një sezon shok skuadre tek Paris SG. “Di Maria është nga ata lojtarë që dinë të bëjnë gjithçka, – u shpreh Bufoni, – për Serinë A të sotme, Di Maria është njësoj siç ka qenë Maradona”. Pra, Di Maria në të vërtetë nuk është Maradona, aq më tepër që është në moshë të madhe, por kampionati italian sot është shumë më poshtë sesa ka qenë në vitet 80-të apo 90-të të shekullit të kaluar.

Sfidanti.al