Holandezi nuk e fitoi dot vendin e parë në prova në Çmimin e Madh të SHBA-së, por gjithsesi e mori një ndihmë. Nëse në krye në Ostin do të niset Karlos Sainz i Ferrarit, ferraristi tjetër, Sharl Lëklerk u zbrit 10 vende poshtë të dytit për një ndryshim në makinë, dhe Verstapeni do të jetë pikërisht pas spanjollit në start. i kurorëzuar tashmë kamion i botës në Formula 1, ai dëshiron të fitojë për vete, por edhe për të nderuar kujtimin e themeluesit të Red Bullit, Ditrih Mateshiç, i cili u shua ndërsa në Amerikë po përfundonin provat. Skuadra austriake mund të fitojë sot edhe titullin kampion për konstruktorë, pasi ka marrë atë për pilotë.
Sfidanti.al