“Provokatori” Broja futi në “çark” Mektominain, ndoshta duhet VAR tjetër!

Me gjasë, arbitri i ndeshjes Çelsi-Mançester Junajtid gaboi që nuk u konsultua me teknologjinë në momentin që dha penalltinë për vendasit. Kjo u kuptua kur u botuan pamjet e plota të aksionit në të cilin Skot Mektominai shkaktoi 11-metërsh ndaj sulmuesi të Shqipërisë, Armando Broja. Pamjet tregojnë qartë se ishte Broja provokatori, duke e shtyrë disa herë pa shkak mesfushorin skocez të “djajve të kuq”, i cili ndoshta reagoi me gjaknxehtësi, ose ndoshta bëri një gabim teknik loje në zonën e rreptësisë. Ish-sulmuesi i Çelsit, Xhimi-Flojd Haselbank, thotë se Mektominai gaboi duke mos i dhënë asnjë shans tjetër arbitrit përveçse të akordonte penalltinë, por pjesën më të madhe të gabimit e pati Broja që e shtyu disa herë kundërshtarin. Me gjasë, do të duhet një interpretim ndryshe i VAR-it në raste të tilla.

Sfidanti.al