Fiorentina-Inter, polemikat zhurmojnë më shumë se 7 golat!

Ndodh shpesh në Itali, besohet më shumë sesa në vendet e tjera të “futbollit të madh”. Polemikat shpërthyen pas sfidës së Serisë A, Fiorentina-Inter, fituar 4-3 nga zikaltërit, dhe ata që u ankuan më shumë ishin vendasit. Trajneri Italiano deklaroi pas sfidës së “nuk është hera e parë që humbasim kështu”, ndërsa pretendoi për kartonë të kuq dhe për faulla të padhënë. Edhe analiza me video pa ndeshjes tregoi se arbitri Valeri mund të ketë bërë gabime. Së pari, theksohet se duhej dhënë karton i kuq për Dimarkon në momentin e penalltisë për Fiorentinën për ndërhyrje të rrezikshme. Në golin vendimtar të Interit, shënuar nga Mkitarian, ekziston një bërryl i Xhekos ndaj Milenkoviçit, që arbitri e konsideroi faull loje ndaj edhe VAR-i nuk ndërhyri.

Sfidanti.al