Gjokoviç mund të luajë në “Rolan Garos” dhe Monte Karlo!

Ish-numri 1 i botës pritet të kthehet në terren për ndeshjet e Grand Slemeve menjëherë pasi nuk mundi të konkurronte në Australian Open. Novak Gjokoviç pritet të mbrojë titullin në “Rolan Garos” në Paris, pas fitores sezonin e kaluar, dhe po ashtu të garojë në Monte Karlo. Nga Franca njoftojnë se vendi europian mund të heqë kufizimet për Kovidin, pas rënies së numrit të infektimeve. Në janar, autoritetet franceze u shprehën se të gjithë sportistët që janë në vend apo vijnë në vend duhet të vaksinoheshin, por tashmë situata ka ndryshuar. “Rolan Garosi” zhvillohet nga 22 maji deri në 5 qershor.

Sfidanti.al