Interi “me gjuhën jashtë”, ç’po ndodh me kampionët e Inzagit?!

Në këtë formë vështirë se mund të mendohesh të jesh favorit për titullin. Pikërisht në momentin vendimtar të sezonit, Interi është tepër i lodhur, shumë më tepër sesa Napoli e Milani, të paktën për atë që ka treguar këto javë. Mediat italiane kanë përdorur shprehjen “me gjuhën jashtë” për të shprehur në mënyrë figurative atë që po ndodh me kampionët, dhe simboli i gjithçkaje është Nikolo Barela, mesfushori më i mirë, që është i rraskapitur dhe nuk ka një “zëvendës”. Jo më pak shqetësim për rënien e Lautaros. Për ndeshjen ndaj Salernitanës, Inzagi do të ketë probleme formacioni . Sfida e Serisë A vjen shumë shpejt, të premten, por është tepër e rëndësishme për të bërë rotacion. Në anën tjetër, rotacioni duhet për të shlodhur lojtarë si Perishiç, Brozoviç, Çalhanoglu, Lautaro apo De Vraj.

Sfidanti.al