Emrat që janë rreshtuar si kandidatë të mundshëm për të qenë pasardhës të holandezit janë të shumtë. Sipas mediave katalanase, Ronald Kuman mund të ketë drejtuar ndeshjen e fundit të Barcelonës (në tribunë për shkak pezullimi) në humbjen 0-2 në “Uanda Metropolitano” ndaj Atletikos. E përditshmja “Sport” shkruan se presidenti Laporta edhe pse i ka premtuar se nuk do ta shkarkojë, mund të mos ketë rrugë tjetër. Pas 0-3 me Benfikën në Champions në Lisbonë, erdhi 0-2 me Atletikon, një ekip që nuk shënon dot dhe nuk di të marrë rezultate. Ndër kandidatët e përmendur janë Ten Hag i Ajaksit, Klop e Tuhel, Martinez, Ksavi, Gajardo, Pirlo, ndërsa Luis Enrike u vetëpërjashtua nga ky “ankand”. Gjithsesi, tani po përmendet edhe Joakim Lëvi, ish-trajneri i Gjermanisë, si alternativë e përkohshme deri në fund të sezonit.
Sfidanti.al