Ultimatumi i Ronaldos: Junajtid duhet të dalë kampion këtë vit!

Kristiano nuk shkon askund vetëm për të kaluar kohën dhe për të fituar rrogën. Natyrisht, paratë ai i do, por edhe më shumë ka për zemër trofetë, lavdinë. Sipas mediave angleze, Ronaldo u ka thënë shokëve të tij të Mançester Junajtidit se objektivi i vetëm këtë sezon duhet të jetë fitorja e titullit kampion. “Ne duhet ta shkruajmë sërish historinë, – ka thënë ai, ndërsa ndodhet në izolim me t’u kthyer në Mançester, – ne duhet të besojmë se kemi ekipin më të mirë dhe se duhet ta fitojmë Premier Ligën”. Ronaldo fitoi 3 Premier Liga, Championsin dhe Topin e Artë gjatë 6 viteve të para në “Old Traford” dhe, ndonëse është 36 vjeç, ambiciet e tij nuk janë zbehur aspak. “Djajtë e kuq” kanë 8 vjet që nuk shpallen kampionë të Anglisë, që nga viti i fundit i Sër Aleks Fergusonit, ndërsa CR7 u largua në 2009 për tek Reali i Madridit.

Sfidanti.al