Janari, ose shumë-shumë qershori, është afati i fundit dhe duket se kështu do të ndodhë. Si mund të ngjajë ndryshe kur Kesi e refuzoi edhe ofertën e fundit të Milanit prej 6.5 milionë eurosh si rrogë vjetore. Mesfushori sulmues kërkon shumë më tepër, ndoshta 8 apo 10 milionë euro, për të qenë në një nivel me Zllatan Ibrahimoviçin, ndërsa duket se mund të zgjedhë Paris SG. Klubi parizien nuk ka të dhëna se ka biseduar me Kesin, por nuk i dihet pasi milanisti është një lojtar shumë i fortë dhe këto kohë PSG po i ndërron lojtarët “si mbreti gratë”.
Sfidanti.al