UEFA habitet dhe zemërohet me FIFA-n: Plane që i bëni pa ne!

Drejtuesit e futbollit botëror hodhën idenë që Kupat e Botës dhe Kampionatet Europiane të zhvillohen çdo dy vjet, ndryshe nga periodiciteti i deritanishëm çdo katër vjet. Kjo është ajo që mendon FIFA, pra që çdo vit të ketë një aktivitet të madh, por kjo shqetësoi keqas UEFA-n. Me të drejtë sepse UEFA drejton futbollin e kontinentit me sportin më të pasur dhe më të ngarkuar me aktivitete. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, deklaroi se FIFA nuk është këshilluar me organizimin e tij për këtë ide, ndërsa shtoi se nëse kjo zbatohet në praktikë do të shkaktonte probleme të mëdha në kampionatet kombëtare dhe në kupat kontinentale si Champions, Liga e Europës apo Liga e Konferencës.

Sfidanti.al