Ju kujtohet rregulli i vjetër në kinema : ata që e kishin parë filmin, thërrisnin me ze të lartë për të na treguar se si do të ishte fundi! Madje, tek filmi “Helena e Trojës”, lajmësit e kinemave tregonin se do të vritej Paridi në fund. Edhe në “kinematë” e futbollit, nuk pritet fundi për
Dinamo –Tirana, në versionin e filmave të Alfred Hiçkokut
Ndeshja e pabesisë së madhe! Kështu mund të quhet derbi në “emigrim” Dinamo-Tirana që u luajt në “Niko Dovana” në Durrës. Edhe me stadium të zbrazur, edhe e mbarsur me dyzinë golash! Edhe e fillon Tirana me dominim dhe me kërcënime në portën kundërshtare, golin e shënon Dinamo me stilin nëndetese. Dhe nuk mjaftoi kjo
Filmi i Kombëtares, Silivinjo si Reja.. s’e tradhëtojmë si Panuçin!
Çfarë spektakli na panë sytë jo aq me ndërrimin e viteve, se me ndërrimin e trajnerëve të Kombëtares. I kemi dhënë një leksion gjithë “botës së futbollit” se si largohet i lumtur trajneri i shkarkuar, “babagjyshi” i vjetër i stolit, Edi Reja dhe në vendin e tij, ulet , pak si i trembur, braziliani Silvinjo.
Si bëhet sporti pa shtetin në Shqipëri: Duke rënë Dinamo e Partizani nga kategoria!
Le t’i heqim kapelen Besëlidhjes së Lezhës që fitoi plej autin dhe u ngjit në Superligën e basketbollit. Topin në kosh mund ta fusin djemtë dhe vajzat nga çdo qytet, veçse habia e suksesit lezhjan ka të bërë me ekipin që humbi dhe që ishte Partizani. Jo thjesht ngaqë një ekip 33 herë kampion i
Si mund të quhet futboll: : fjalor i ndyrë, përgjime, heqje valësh dhe..tritol!
Ka qënë si shprehje “ çfarë doni më për Belulin”, tani ka ndryshuar “çfarë doni më për futbollin”. Këto javë plasi “puseta” dhe me aromën e ngjarjeve të saj mund të bëhej një film i dhunshëm , nga ato me pullën paralajëmruese për të larguar fëmijët nga ekrani. Një film që frikëson edhe të rriturit,
Luhet filmi “Ndërgjegja” tek Çelsi, Tuheli kthen në ekip Lukakun!
Pas një përplasjeje të ashpër në distancë, që krijoi jo pak probleme tek blutë e Londrës, duket se situata me Romelu Lukakun po qetësohet. Që nga zërat për një largim të mundshëm për tek Interi apo Totenhemi, dalin lajmet se ka pendesë, se sulmuesi i ka thënë trajnerit se u nxitua me fjalët e tij
Nga Dalglishi, tek Xherrardi e te Klopi, 30 vjet histori e Liverpulit si një film Hollivudi!
Kur gjyqtari vërshëlleu atë pasdite të 28 prillit 1990, kush vallë mund ta mendonte se duhej pritur kaq gjatë? Liverpuli sapo ishte shpallur kampion i Anglisë për herë të 18-të, sërish dominues në Angli, e duke pritur me shpresë kthimin në Europë pas përjashtimit 6-vjeçar. Në jetë, në futboll gjithashtu, nuk mund të bësh parashikime.
“Gjuetia e Shtrigave” në Superligë mund të pagëzohet “Gjuetia e Bylisit”
“Gjuetia e shtrigave”ka lindur në një libër, kurse “gjuetia e Bylisit” po shfaqet si një film serial, nga ato që prodhohen vetëm në Superligë. Edhe këtë javë, ky Bylisi ka udhëtuar për në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun, tamam në minutën e 72-të, futbollistët ballshiotë u bënë gati t’i bënin “naftën” ndeshjes, ta braktisnin
Shvajnshtajger, triumfi në botëror dhe jeta private; e gjitha në një film
Futbollisti gjerman, bastian Shvajnshtajger, fitues I Botërorit në 2014 në Brazil me kombëtaren e tij, do të jetë objekt I një dokumentari që do të transmetohet në Amazon. I realizuar nga kompania gjermane e prodhimit të filmave ‘Barefoot Film’ me regjisor Tol Shvajger, filmi do të tregojë karrierën e shkëlqyer të Shvajnshtajgerit që e arriti
Nga fushat e futbollit, në sheshxhirim; Aleksis Sancez debuton si aktor
Pas një sezoni krejtësisht për t’u harruar me dëmtime dhe paraqitje zhgënjyese, Aleksis Sancez shpreson që të ketë më shumë sukses si aktor. Në fakt në Kili do të dalë një film që ka si protagonist pikërisht sulmuesin e mancester Junajtid me titull ‘Miku im Aleksis’. Filmi që tregon historinë e një 12 vjecari, Titos