Pas një sezoni krejtësisht për t’u harruar me dëmtime dhe paraqitje zhgënjyese, Aleksis Sancez shpreson që të ketë më shumë sukses si aktor. Në fakt në Kili do të dalë një film që ka si protagonist pikërisht sulmuesin e mancester Junajtid me titull ‘Miku im Aleksis’. Filmi që tregon historinë e një 12 vjecari, Titos që takon idhullin e tij, shënon debutimin e Sancez në botën e kinematografisë.
‘Isha i relaksuar dhe i lumtur dhe në fund gjithcka u krye në mënyrë natyrale-tregon Sancez, gjurmët e të cilit duket se janë zhdukur që nga momenti kur u transferua te Mancester Junajtid në 2018. Sezoni i tij i dobët u mbyll me vetëm 2 gola të shënuar dhe një dëmtim në kaviljen e djathtë. Tani Sanchez është kthyer në vendlindjen e tij për Copa America, që Kili e ka fituar në dy edicionet e fundit në 2015 e 2016
Ndërkaq te Mancester Junajtid, drejtuesit mezi po presin që t’i gjejnë një destinacion, por problemi qëndron te paga e tij prej 20.6 milionë Euros që i tremb ato pak skuadra që kanë shfaqur interesin për të. ndërkaq, Sanchez i gëzohet shfaqjes së premierës së filmit të tij. Me pak fjalë nga golat te sheshxhirimi kalimi është bërë për një kohë të shkurtër’.
sfidanti.al