Serhio Ramos largon dyshimet: Dua të mbyll karrierën te Reali

‘Dua ta mbyll karrierën këtu-kështu i mbylli përfundimsht zërat e merkatos së shfaqura së fundmi, kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos. Qendërmbrojtësi 33 vjecar në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të enjte në ambientet e ‘Santiago Bernabeut’ konfirmoi qëndrimin e tij te Los Blancos, ndërkohë që ishte folur se ai kërkoi largimin e tij nga Reali, madje edhe me parametra zero.

Zërat që shpërthyen së fundmi folën për dëshirën e Ramos për t’u larguar nga Reali për shkak të raporteve të këqija me presidentin Florentino Perez. Ky i fundit në një intervistë konfirmoi se kishte zhvilluar një takim me Serhio Ramos ku e informoi edhe për një ofertë të ardhur nga Kina duke shtuar se nuk do ta lejonte largimin e futbollistit gratis.

Por pas ditësh dyshimesh e dilemash për të ardhmen e tij, Ramos konfirmoi qëndrimin e tij te klubi merenges duke mohuar në të njëjtën kohë ato që janë thënë në lidhje me raportet me Perez duke theksuar se janë si ato mes një babai dhe djalit të tij.

sfidanti.al