Celsi fitoi Europa League, cilat skuadra përfitojnë nga kjo?

Skuadra që triumfon në Europa League, merr edhe një cmim ekstra përvec ngritjes së trofeut; një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. për Arsenalin kjo finale kishte më shumë rëndësi sesa për Celsin që e kishte siguruar këtë pjesëmarrje duke qenë se u rendit në vendin e tretë.

Topcinjtë nga ana tjetër e mbyllën Premier Leaguen në vendin e 5 dhe vetëm triumfi në Baku ia dhuronte vendin në Champions. UEFA nuk e ruan këtë vend për skuadrën nënkampione, kështu që Arsenali do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm

Por cfarë ndodh me këtë vend? Në këtë rast i fituari i madh është Olimpiku i Lionit që u rendit i treti në Ligue 1 do luante në raundin e tretë kualifikues, por me fitoren e Celsit në Europa League, ai kalon direkt në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Dy ekipet e tjera të favorizuara janë Bashakshehir që u rendit i dyti në Turqi dhe LASK Linz skuadra e vendit të dytë në Austri që do të hyjnë në raundin e tretë kualifikues, në vend që të luajnë raundin e dytë. Fitorja në Europa League i siguron edhe një tjetër përfitim Celsit që kalon nga Vazo e dytë në të parë në shortin e Ligës së Kampioneve.

sfidanti.al