Drejtuesit e kampionatit amerikan të basketbollit, NBA duket se nuk e kanë pëlqyer aspak sjelljen dhe entuziazmin e tepruar në ndeshjet e Torontos. Rapperi i njohur që është një tifoz i flaktë i Raptors dhe një mik i Kajl Louri dhe i ndjek me shumë pasion sfidat e kësaj skuadre. Madje artistki në disa raste ka arritur deri në limitet e thyerjes së rregullores së kompeticionit.
Fillimisht, Drake u tall me Xhoel Imbid në ndeshjen e pestë ndaj Filadelfias teksa e imitoi teksa bëri gjestin e avionit në momentin kur Imbid u zëvendësua në parket, gjest që ishte ai i festimit të basketbollistit pas një zhytje në sfidën e tretë.
Por kulmi arriti në sfidën e katërt në finalen e Konferencës së Lindjes me Miluokin; fillimisht u tall me Antetokunmpon në momentin kur ai gaboi dy gjuajtje të lira dhe më pas në 12 minutëshin e fundit kur i bëri një masazh trajnerit të Torontos, Nik Nërs, një sjellje kjo që u kritikua edhe nga tekniku i Baks, Majk Budenholzer: ‘Nuk e di sa kohë ka që është në parket, nuk është vend për tifozët kushdo qoftë Drake për Raptors. Ka një arsye që janë bërë vijëzime e vendosur kufinj në parket-u shprej Budenholzer
Kjo ka bërë që drejtuesit e NBA të hyjnë në kontakte me ata të Torontos përpara finales së madhe duke e paralajmëruar qartë për praninë e Drake së cilës Golden Stejt i jep shumë rëndësi.
‘Ka qenë i papërmbajtshëm-tha Stiven Kërri-e di që është e vështirë me të në parket, por në fund të fundit ai vetë po argëtohet, ndërkohë që ka lojtarë si ai i Torontos Norman Pauell që i janë mirënjohës Drake për mbështetjen e tij pa kushte. ‘Më pëlqen që Drake është në parket-tha Pauell-është një mbështetje e madhe dhe kënaqesh kur shikon sesi pasioni i tij për skuadrën prek edhe kundërshtaret. Mund të shohësh sesi i bezdis ata’.
sfidanti.al