Sërish një ndeshje e madhe, pas asaj ku shënoi 55 pikë, ndërsa kishte tri sfida radhazi që kishte të paktën 40 pikë, 10 topa në tabela e 5 asistë. Këtë herë, Janis Adetokumbo nuk pati kaq shumë pikë, por sërish shkëlqeu me një tripëll dabëll. Greko-afrikani udhëhoqi Miluokin në fitoren në Toronto pas kohës shtesë
![](https://sfidanti.al/wp-content/uploads/2023/01/janis1.png)