Askush nuk beson te kampionët, por Toronto i mundi Lejkërsat!

Leonard nuk është më në radhët e tyre, dhe ata mund të quhen fituesit e vjetshëm, por që u ka mbetur vetëm kurora. Gjithsesi, Toronto Raptors treguan se nuk i mungon krenaria kur vjen puna tek sfidat e mëdha. Suksesi i tyre ndaj Los Anxhelos Lejkërsave të lavishëm ishte i madh, 107-92, dhe ata u udhëhoqën nga një34-vjeçar si Kajl Louri. Ishte ky veteran që dha shembullin përballë Lebron Xhejmsit dhe Entoni Dejvisit, duke shënuar 33 pikë, kapur 14 topa në tabela e duke dhënë 6 asistë. Lebroni këtë herë nuk mundi të matej me të, duke shënuar 20 pikë. Kjo ishte humbja e 11-të radhazi e Lejkërsave me Toronton në sezonin e rregullt. Raptorsët janë në vend të dytë në Lindje, por a do të munden ata të japin goditje të tilla në plej of dhe të synojnë më në fund titullin?

Sfidanti.al