Runi e ka një kritike edhe për legjendën Ferguson: Gaboi ndaj Barcelonës!

Mançester Junajtid e mban mend epokën e Sër Aleks Fergusonit si më të madhen në historinë e klubit, por edhe gjatë asaj periudhe të lavdishme ka pasur momente të këqija. Dy prej tyre njihen nga të gjithë, janë dy finalet e Championsit në 2009 e 2011, të humbura ndaj Barcelonës. Uejn Runi, një nga lojtarët më të rëndësishëm të atij ekipi, thekson se edhe një legjendë si Fergusoni bënte gabime.

“Mbaj mend dy finalet me Barcelonën, – thotë Runi, – ne bëmë vetëvrasje duke luajtur ballë për ballë me ta, duke luajtur hapur ndaj tyre. Kjo ishte vërtet vetëvrasje, dhe mendoj se Sër Aleksi mund të kishte gjetur një variant tjetër, më të kujdesshëm, sepse vetëm ashtu mund të kishim fituar”. Barça fitoi 2-0 e 3-1, udhëhequr nga treshja Mesi-Ksavi-Iniesta.

Sfidanti.al