Bostoni gjen “Stef Kërrin” tek Smarti dhe ka epërsi 2-0 me Toronton!

Kampionët e kanë humbur yllin e tyre që verën e kaluar, ndërsa përballë kanë gjetur një skuadër që ndoshta nuk ka yje të mëdhenj, por që gjithsesi ka disa personalitete të forta. Boston Sëlltiks është në epërsi 2-0 ndaj Toronto Raptorsit në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore, dhe fitorja e dytë u arrit falë dyshes Tatëm-Smart. i pari ishte udhëheqësi i ekipit në suksesin 102-99, që u arrit me përmbysje. Xhejzën Tatëm shënoi 34 pikë, kapi 8 topa në tabela e shërbeu 6 asistë, ndërsa Smarti shkëlqeu në pjesën e katërt duke realizuar 5 gjuajtje për tri pikë. Edhe pse shënoi vetëm 19 pikë, Smarti u cilësua se luajti në versionin e Stefën Kërrit, që shkëlqeu për Golden Stejtin pikërisht për gjuajtjet për tri pikë.

Sfidanti.al