Nuk flitet vetëm për basketbollistët e vet, por edhe pë rata kundërshtarë. Çdo skuadër që do të kërkojë të luajë në Arenën e Torontos do të duhet të ketë në përbërje vetëm lojtarë që e kanë bërë vaksinën me dy doza, ndryshe nuk mund të hyjnë në parket. Jo vetëm kaq, por sipas ligjeve të vendosura në Kanada, ata mund të mos lejohen fare të hyjnë në shtetin më verior të Amerikës së Veriut. Nuk pritet që ky rregull të krijojë shumë probleme sepse sipas informacionit që vjen nga SHBA, 97 për qind e basketbollistëve të NBA-së është e vaksinuar, madje liga profesioniste dhe sindikata e lojtarëve po bëjnë presion për të marrë dozën e tretë. Ky rregull në Kanada, pra edhe në Torono, hyn në fuqi që nga 15 janari, ndërsa skuadra e parë që pritet të vizitojë Arenën kanadeze është Portlendi në 23 janar.
Sfidanti.al