Ngjarja bëri bujë të madhe dhe shkaktoi konfuzion. Ishte e rëndë të sulmohej një futbolliste grua dhe të dëmtohej nga dy burra të maskuar, ndërsa fillimisht si “porositëse” u akuzua shoqja e saj e skuadrës. Heira Hamdaui kthehet më në fund në stërvitje tek Paris SG, një muaj pasi u lëndua nga sulmi me shufra hekur, ndërsa hetimi ka marrë rrugë krejt tjetër. Bashkë me të, në stërvitje edhe e akuzuara e parë, Aminata Diallo, ndërsa të dyja vajzat kanë qenë gjithnjë shoqe. Tashmë, dyshimi kryesor është që sulmi ndaj Amrauit është bërë si pasojë e lidhjes së saj intime me Erik Abidalin, ish-lojtarin e Barcelonës dhe Francës, gruaja e të cilit ka nisur procesin e divorcit.
Sfidanti.al