E bukura Vllazni në lojë, ky është trofeu që peshon më shumë!

Cili mbahet mend më shumë, loja e bukur apo rezultati “i bukur”? Sipas trajnerit Ilir Daja të Partizanit, i cili i referohet një trajneri veteran, një lojë e bukur mbahet mend një javë, kurse rezultati hyn në histori. Në fakt, për hir të së vërtetës, edhe me lojën e bukur të hapet porta e historisë, madje pa trokitur fare. Modeli ynë është Vllaznia e Shkodrës që nuk ka trofe sa Partizani dhe Tirana, por ka namin e një ekipi që fantazon në lojë, që shpallet kampion i ëmbëlsisë me stilin e freksët , që lodron me topin duke u hapur në gjithë fushën dhe urren të skllavërohet në mbrojtje, apo si disa ekipe që e rrethojnë portën me “roje” sikur të ruajnë kasafortën e parave..

E thonë të gjithë, pa qënë nevoja të jesh shkodran, se Vllaznia është ekipi më argtues i kampionatit, ekipi që luan hapur dhe ,si për çudi, i mbyll fatin e lojës kundërshtarit edhe pse hapet vetë. Javën që kaloi, dhanë edhe një provë speciale karakteri kur mbetën me 10 vetë kundër Teutës dhe luanin dhe sulmonin sikur lojtari që doli jashtë fushe të kishte qënë “ i tepërt”.

Edhe trajneri Daja i Partizanit, në prag të ndeshjes të sotme me Vllazninë, na kujton një shije të hershme të stilit klasik shkodran: “ Kur luan me shkodranët, aty brenda është kënaqësia dhe vështirësia”. Mjaftojnë këto fjalë, për të përgënjeshtruar thënien “tabu” se një lojë e bukur mbahet mend një javë, kurse rezultati mbetet në histori. Duam apo s’duam ne, ajo që ka bërë Vllaznia për të bukurën lojë ne gjithë keto dekada, vlen moj ta marrsha, më shumë se sa vetë ..trofetë!

Sfidanti.al