Për ku je nisur Kilian Mbape? Po i thyen rekordet e Mesit dhe CR7-ës!

Jemi mësuar gjatë këtyre 15 viteve të themi se ish-kapiteni i Barcelonës është lojtari më i mirë në rruzull, dhe se konkurron me Maradonën dhe Pelenë për më të mirin e të gjitha kohëve. Lionel Mesi vazhdimisht ka qenë lojtari më ndikues në lojën e ekipeve të tij (Barcelona, Argjentina dhe tani PSG), por një rival i ri ka dalë në skenë. Kilian Mbape, me dy golat e shënuar ndaj Klub Bryzhit, po aq sa Mesi, u bë më i riu që arrin në 30 gola në Ligën e Kampionëve. Saktësisht, kampioni i botës ka 31 gola, ndërsa ende nuk ka mbushur 23 vjeç (i bën në 20 dhjetor). Jo vetëm kaq, por sulmuesi francez ka edhe 20 asistë në Champions. Sa për krahasim, në moshën e tij Mesi kishte 25 gola e kishte dhënë 8 asistë, për të mos folur për Kristiano Ronaldon që kishte 8 gola e 8 asistë. Sot, Ronaldo është rekordmen i golave sot në Champions me 140 gola, ndërsa Mesi ka 125.

Sfidanti.al