Ka apo jo hatërmbetje Robert Levandovski ndaj Lionel Mesit?

Me siguri që kështu është edhe pse ai e shpreh në mënyrë pak më të ndryshme. Robert Levandovski është i hatërmbetur së pari me organizatorët e Topit të Artë, e ndoshta me disa kapitenë dhe trajnerë të kombëtareve që zgjodhën Lionel Mesin përpara tij për trofeun e madh. Sulmuesi polak i Bajernit deklaroi shkoqur për median polake “Kanali Sportiv” (Kanale Sportovim) se “nuk e mohoj që jam hidhëruar nga rezultati”. Po ashtu, ai bëri komentin për fjalët e Lionel Mesit se “Levandovski meriton Topin e Artë të vitit 2020”. “Do të doja që fjalët e Mesit të ishin të sinqerta dhe jo thjesht një respektim, – tha polaku, – jo thjesht fjalë boshe”. Gjithsesi, ylli bavarez deklaroi më pas se “fjalët e mia janë keqinterpretuar, pasi nuk thashë se fjalët e Mesit janë bosh, por që ato duhet të dëgjohen”.

Sfidanti.al