Nuk ishte një fitore aq e madhe sa dikur kur kishe përballë kuqezinjtë e viteve 60-të, ata të Riverës në vitet 70-të, të holandezëve në fund të viteve 80-të, apo skuadrat e forta të Kapelos e Ançelotit në vitet 90-të e 2000. Gjithsesi, Liverpuli tregoi autoritet në “San Siro” ndaj Milanit duke marrë suksesin e merituar 2-1, duke treguar se nuk bën dhurata, dhe duke detyruar italianët që t’i thonë “mirupafshim” Europës deri në shtatorin tjetër. Milani mbetet edhe jashtë Ligës së Europës ku shkon Porto, ndërsa në Champions vazhdojnë anglezët dhe Atletiko e Madridit që fitoi 3-1 në Portugali.
Klopi e mbajti fjalën duke bërë shumë zëvendësime, plot 9, në krahasim me ndeshjen në Premier Ligë ndaj Uolvesit. Milani pati gjithshtu mungesa, ndonëse rotacioni anglez ishte më i thellë. Trajneri Stefano Pioli nuk kishte Zhirunë, Leaon, Kjerin, Rebiçin, në total 5 mungesa. Liverpuli e mbajti topin 60 për qind në pjesën e parë (53 për qind në total) dhe pati kornet 5-1 (në fund, 9-3). Anglezët patën më shumë gjuajtje, me 21 gjithsej dhe 7 në kuadrat, nga 9 dhe 4 për Milanin. Përfundoi 1-2, me Tomorin që kaloi përpara italianët në 29′, Salahun që barazoi në 36′, dhe Origin që sigloi fitoren në 55′.
Milan: Menja, Kalulu (Florenci 65’), Tomori, Romanjoli, Hernandez, Kesi, Tonali (Zelemekers 59’), Kruniç (Bakajoko 83’), Mesias, Ibrahimoviç, Diaz (Benaser 59’). Tr. Pioli
Liverpul: Alison, Uilliams (Bredli 90’), Konate, Filips, Cimikas, Okslejd-Çembërlen, Morton, Minamino (Voltman 90’), Salah (Keita 64’), Origi (Fabinjo 80’), Mane (Gomez 65’). Tr. Klop
Sfidanti.al