Mesi kalon 757 golat e Pelesë, do të mundë ta arrijë Ronaldon?

Pati disa arritje superylli argjentinas me dy rrjetat e shënuara për Paris SG ndaj Klub Bryzhit. Njëra prej tyre ishte që barazoi Kristiano Ronaldon sepse i ka shënuar gjithashtu 38 golave në Champions. Po ashtu, asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola jashtë zone sesa ai, në Ligën e Kampionëve në 12 sezonet e fundit. Gjithsesi, ajo që e bën më shumë krenar argjentinasin është që kaloi shifrën e rrjetave të shënuara në karrierë nga Pele (flitet për ndeshjet zyrtare), sepse tani “Pleshti” ka 758 gola, një më shumë sesa “Mbreti brazilian”. Natyrisht, ka edhe disa lojtarë të tjerë për t’u kaluar, mes të cilëve Kristiano Ronaldo që ka arritur në 801 goditje në rrjetë, apo edhe legjendave si Jozef Bican apo Fridenrajh.

Sfidanti.al