Adetokumbo merr mbi supe Miluokin për të shkuar drejt titullit!

Sërish një ndeshje e madhe, pas asaj ku shënoi 55 pikë, ndërsa kishte tri sfida radhazi që kishte të paktën 40 pikë, 10 topa në tabela e 5 asistë. Këtë herë, Janis Adetokumbo nuk pati kaq shumë pikë, por sërish shkëlqeu me një tripëll dabëll. Greko-afrikani udhëhoqi Miluokin në fitoren në Toronto pas kohës shtesë me shifrat 104-101, me paraqitjen e mrekullueshme, në të cilën shënoi 30 pikë, kapi 21 topa në tabela (rekordi i sezonit) dhe shërbeu 10 asistë. Edhe pse e humbi topin plot 12 herë (jashtëzakonisht shumë), sërish kapiteni ishte kryefjala e suksesit, ndërsa Holidei dhe Midëlton sërish nuk luajtën. Konauton pati 15 pikë, Bruk Lopez 9 pikë e 19 topa në tabela dhe Bobi Portis 14 pikë e 12 topa në tabela. Miluoki mban vendin e dytë në Lindje me 25 fitore e 13 humbje ndaj 26 fitoreve e 12 humbjeve të Bostonit.

Sfidanti.al