Diferenca sërish është e rëndësishme, plot 5 pikë, por gjithsesi mund të kishte qenë 7 apo 10. Mançester Siti ka më shumë shpresë për të ruajtur titullin e fituar vjet pas ndeshjeve të javës së 17-të të Premier Ligës duke arritur një sukses të merituar në fushën e Çelsit. Pas një pjese të parë të dobët, Guardiola bëri disa zëvendësime dhe Rijad Mahrez shënoi pas pasimit të Xhek Grilishit. Siti pati epërsi në zotërim topi, si përherë, por gjuajtjet ishin thuajse barabar. Erling Halandi këtë herë nuk shënoi dot, por sërish i vetëm ka më shumë gola në kampionat se gjithë skuadra e Çelsit. Siti mbetet në vend të dytë me 39 pikë ndaj 44 të Arsenalit, ndërsa Njukasëlli e Man. Junajtidi kanë nga 35.
Sfidanti.al