Inzagi ka tani shumë besim, Xheko edhe mund të vazhdojë tek Interi

“Për sa kohë që të jem në gjendje që të bëj diferencën, përse të mos e mendoj qendrimin”. Këto ishin fjalët e sulmuesit boshnjak pasi shënoi golin e fitores për Interin ndaj Napolit në Serinë A. Një rrjetë që u brohorit jo vetëm nga zikaltërit, por edhe nga Milani e Juventusi bashkë me tifozët e tyre që tani kanë më shumë shpresë për të fituar titullin. Napoli kryeson me 5 pikë epërsi, veçse të tjerët nuk janë aq shumë larg dhe vetë Interi ndodhet në -8 pikë! Shanset mbeten! Trajneri Simone Inzagi foli për “një fitore që na jep shumë besim dhe që tregon se mund të fitojmë me më të fortët”. Imagjinoni, sesa i rrezikshëm mund të bëhet Interi nëse edhe Lukaku e Lautaro Martinezi kthehen në formën e para dy viteve! “Xheko është i madh, Milani është i bukur, Juventusi nuk është, por fiton”, komenton “La Gazeta delo Sporti” për javën e 16-të të Serisë A.

Sfidanti.al