Nuk pati ulje “dënimi” për legjendën polake, dhe duket se arbitrat po i mbajnë me të mirë, duke i mbrojtur nga ndonjë “ofendim”. Robert Levandovskit i mbeti në fuqi ndëshkimi prej 3 ndeshjesh pezullim dhe kjo do të thotë se sulmuesi nuk do të jetë këtë fundjavë në La Ligë në fushën e Atletikos së Madridit, një sfidë vërtetë e vështirë. Leva nuk ishte në fushë as në derbin ndaj Espanjolit (1-1) që i lejoi Realit të barazohej me pikë me “blaugranët”.
Sfidanti.al