“Nuk mund të jemi të lumtur, – tha ai, – na mungon siguria edhe në sulm, edhe në mbrojtje për të mbyllur ndeshjet. Kjo gjë më shqetëson shumë. Sidomos në sulm, në mbrojtje edhe mund të ndodhë, por jo në sulm. Ne mbajmë mirë topin, kemi ritëm të mirë, krijojmë raste, por nuk i “vrasim” ndeshjet”. Ksavi pranon se Barcelona e tij ishte pranë një katastrofe. “Ishim në prag të turpërimit, – thekson ai, – ndonëse kur fituam kupën, të gjitha ndeshjet ishin me kohë shtesë. Ju më thoni se 7 ekipe të La Ligës ishin pranë turpërimit? Nuk qenka pra e lehtë për të fituar”.
Sfidanti.al