Një kombinim rrethanash e bëri më të lehtë kthimin e kampionit të botës në shtëpi. Flasim për Lionel Mesin, shtëpia e të cilit si ekip klubi është Paris SG, dhe francezët e pritën argjentinasin me të gjitha nderimet ndonëse në finale ai mundi pikërisht kombëtaren e Francës. Për Mesin ishte krijuar korridori njerëzor që ai të bënte ceremonialin e hyrjes si triumfator, mes duartrokitjeve dhe ngrohtësisë së shokëve. Drejtori sportive, Luis Kampos, i dorëzoi një çmim nga ana e PSG-së për fitimin e Kupës së Botës. Për fatin e vendasve, Kilian Mbape nuk ishte pasi ka marrë leje nga trajneri Kristof Galtie që të pushojë pas Botërorit, dhe ndodhet për disa ditë në SHBA.
Sfidanti.al